Botë

Trumpi dyshohet se “privatizoi” dokumentet e klasifikuara bërthamore

“Por nëse rezulton se Trumpi ka marrë material të tillë nga Shtëpia e Bardhë, do të ngrinte pyetjen se përse një ish-president do të kishte nevojë për sekrete të tilla të ruajtura nga afër pas largimit nga detyra. Mundësia që një material i tillë të mbahej në një objekt të pasigurt, ku mysafirët shkojnë e vijnë dhe ku do të ishte potencialisht i prekshëm nga depërtimi i një shërbimi të huaj inteligjent, do t’i alarmonte zyrtarët qeveritarë”, shkruan CNN
 

“Washington Post” citoi njerëz të informuar me hetimin që thanë se agjentët federalë po kërkonin dokumente të klasifikuara në lidhje me armët bërthamore, ndër të tjera, në vendpushimin e Trumpit. Burimet nuk i përshkruan dokumentet në detaje dhe as nëse kishin lidhje me armët bërthamore që i përkisnin SHBA-së apo një shteti tjetër. Televizioni CNN nuk e ka konfirmuar në mënyrë të pavarur raportin

Një raport se agjentët e FBI-së kërkuan dokumente të klasifikuara në lidhje me armët bërthamore në resorin e Donald Trumpit në Florida, mund të shpjegojë urgjencën e operacionit të paprecedentë në shtëpinë e ish-presidentit dhe e çon përballjen e tij me Departamentin e Drejtësisë në nivel tjetër, shkruan televizioni CNN.

Raporti në “The Washington Post” mund të nënvlerësojë gjithashtu ligjvënësit republikanë, të cilët nuk pritën për detajet e rastit përpara se të kritikonin bastisjen që ata pretendonin se ishte më tipike për një shtet tiranik. Zhvillimi i fundit gjithashtu rrit më tej aksionet e një beteje ligjore në përshkallëzim pasi prokurori i përgjithshëm, Merrick Garland, e akuzoi ish-presidentin dhe ish-komandantin e përgjithshëm për blof dhe, në një veprim të pazakontë, i kërkoi një gjykate të zhbllokonte urdhrin e bastisjes dhe inventarin e pronës së marrë nga Shtëpia e Trumpit.