Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zyrtarët e Drejtësisë: Trump me shumë gjasë ka fshehur dokumente sekrete në pronën e tij

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mund të ketë fshehur dhe hequr dokumentet gjatë vizitës së FBI-së në pronën e tij në qershor, thonë zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë, raporton BBC.

Në një dosje gjyqësore, departamenti tha se “ka të ngjarë që u bënë përpjekje për të penguar hetimin qeveritar”.

Trump kishte bërë padi duke kërkuar që një avokat “i pavarur”, të mbikëqyr një pjesë të çështjes në vazhdim.

Trump ka mohuar se ka bërë shkelje dhe se gjërat ishin të deklasifikuara.

Pas largimit nga detyra, presidentët amerikanë duhet të transferojnë të gjitha dokumentet dhe emailat e tyre në Arkivin Kombëtar.

Në dosjen e lëshuar të martën, shefi i kundërzbulimit të Departamentit të Drejtësisë, Jay Bratt, jep detajet më të qarta deri tash të përpjekjes së Departamentit për t’i tërhequr dokumentet nga ish-presidenti.