Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka thënë gazetarëve se është i gatshëm të shkojë në Turqi për bisedime mbi Ukrainën, nëse homologu i tij rus, Vladimir Putin do të jetë atje gjithashtu.
Gjatë fluturimit të tij nga Riadi për në Doha të Katarit, Trumpi ka thënë se nuk e di nëse Putini do të jetë në Stamboll për takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, po që se nuk është aty edhe vetë Trumpi.
"Unë e di se ai do të donte që unë të isha atje dhe kjo është një mundësi. Nëse do të mund t'i jepnim fund luftës, unë do të mendoja për këtë”, ka thënë Trump, raporton BBC.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio pritet të marrë pjesë nesër në bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë në Turqi, ka thënë më parë një zyrtar amerikan.
-
Trumpi mund të shkojë në Stamboll të premten nëse sheh progres në bisedimet Ukrainë-Rusi
-
Zelensky insiston që të takohet me Putinin
-
Trumpi flet për mundësinë që të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll
-
Trumpi: Flasim më rrallë me Putinin, dëshiron ta përfundojë shpejt luftën
-
Trumpi thotë se lufta Rusi – Ukrainë mund të përfundojë “për pak javë”