Botë

Trump paralajmëron “përfundimin” e luftës në Gaza

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka komentuar përsëri situatën në Gaza, duke thënë se “unë merrem shumë me Bibi Netanyahun” dhe se i ka thënë atij se “duhet ta zgjidhë këtë situatë më shpejt”.

Ai i ka bërë këto komente pas pyetjes së një gazetari gjatë kohës sa priste në takim me Presidentin e Koresë së Jugut Lee Jae-myung në Shtëpinë e Bardhë. Trump ka shtuar se askush nuk duhet të harrojë sulmet e Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit.

Trump u ka thënë gazetarëve se do të ndodhë një shtytje diplomatike “shumë serioze” ndaj Gazës për t'i dhënë fund luftës dhe për të siguruar lirimin e pengjeve izraelite të mbajtura atje.

“Po i vjen fundi”, shtoi ai. “Mendoj se në dy deri në tre javët e ardhshme do të keni një përfundim mjaft bindës”.