Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump mohon të ketë pasur marrëveshje me Rusinë gjatë fushatës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, përsëriti sot se nuk kishte asnjë marrëveshje mes ekipit të tij gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe Rusisë.

"Nuk kishte asnjë marrëveshje," u tha Trump gazetarëve, të cilët e pyetën për vendimin e ish-këshilltarit të sigurimit kombëtar Michael Flynn, i cili u deklarua fajtor për një deklaratë të rremë të premten në gjykatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Flynn të premten u deklarua fajtor se ai kishte dhënë një deklaratë të rreme për agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) rreth bisedës së tij me ambasadorin rus në dhjetor të vitit të kaluar, transmeton kp.

Ai në kuadër të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, tha se një anëtar i lartë i ekipit të Trump i kishte thënë për të kontaktuar zyrtarët rusë në dhjetor 2016, në periudhën ndërmjet zgjedhjeve dhe inaugurimit.

Flynn është i akuzuari i katërt në hetimin e këshilltarit të posaçëm të Robert Mullerit mbi përfshirjen ruse në zgjedhjet e SHBA më 2016.