Ish-këshilltari i Donald Trumpit për Siguri Kombëtare, Michael Flynn të premten ka pranuar fajin se ka gënjyer FBI-në, kanë thënë prokurorët, duke shtuar se ai ka folur me një anëtarë të lartë të ekipit në tranzicion të Trumpit në lidhje me komunikimin e tij me ambasadorin rus në SHBA, raporton Reuters.
Prokurorët federalë gjithashtu kanë thënë se Flynn ishte drejtuar nga “një anëtar shumë i lartë” i ekipit të Trumpit në lidhje me zgjedhjet nacionale në SHBA gjatë dhjetorit 2016, transmeton Koha.net.
Kurse Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate ka thënë se pranimi i fajit nga Flynn e përfshinë vetëm atë.
“Askënd tjetër, përveç Flynnin, nuk e përfshinë pranimi i fajit apo akuzat ndaj tij. Deklarata e rreme të përfshira pasqyron deklaratat ndaj zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë që rezultati me dorëheqjen e tij në shkurt të këtij viti”, ka thënë Ty Cobb, duke shtuar se pranimin i fajit, “ ‘hap rrugën për një përfundim të shpejtë dhe të arsyeshëm’ të hetimeve nga Zyra e Këshillit Special për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016”.