Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump: Koha për njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi rrafshnaltën e Golanit

Foto: Reuters

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se SHBA-ja do ta njohë sovranitetin e Izraelit mbi rrafshnaltën e Golanit, territor të cilin ia kishte marrë Sirisë më 1967, në kuadër të një veprimi dramatik që fuqizon pritjet e Benjamin Netanyahut për rizgjedhje, por që po ashtu pritet të nxisë reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare.

Administratat e mëparshme amerikane e kanë trajtuar rrafshnaltën e Golanit si territor i okupuar sirian, në pajtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Trumpi e ka bërë ndërkaq të ditur shkëputjen e tij nga ajo politikë përmes një postimi në Twitter.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas 52 vjetësh, ka ardhur koha që SHBA-ja ta njohë tërësisht sovranitetin e Izraelit mbi rrafshnaltën e Golanit, pikë me rëndësi strategjike për Shtetin e Izraelit dhe Stabilitetin Rajonal!”.

Netanyahu, kryeministri izraelit, e ka shprehur menjëherë mirënjohjen e tij. Edhe ai këtë gjë e ka bërë përmes një postimi në Twitter.

“Në kohën kur Irani synon ta përdorë Sirinë si platformë për shkatërrimin e Izraelit, presidenti Trump e njeh në mënyrë të guximshme sovranitetin izraelit mbi rrafshnaltën e Golanit”, ka shkruar kryeministri izraelit. “Faleminderit presidenti Trump!”.