Rrafshnalta e Golanit është territor i Sirisë i okupuar nga Izraeli, ka thënë të premten zëdhënësja e Qeverisë gjermane, pasi u pyet rreth thirrjes së presidentit amerikan, Donald Trump, për ta njohur sovranitetin e Izraelit mbi këtë territor strategjik.
“Nëse kufijtë kombëtarë duhet të ndryshohen, atëherë kjo punë do të duhej bërë përmes masave paqësore të dakorduara mes të gjitha palëve të përfshira”, ka thënë zëdhënësja, Ulrike Demmer, lidhur me rrafshnaltën e Golanit, të cilën Izraeli e pushtoi gjatë luftës së Lindjes së Mesme më 1967.
“Qeveria gjermanë i hedhë poshtë masat e njëanshme”, ka shtuar Demmer, transmeton “Koha Ditore”.
Presidenti amerikan ka bërë të ditur të enjten se SHBA-ja do ta njohë sovranitetin e Izraelit mbi këtë rrafshnaltë, në kuadër të një veprimi dramatik që fuqizon pritjet e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në prag të zgjedhjeve, por që po ashtu nxiti edhe reagime të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare.
-
Trump: Koha për njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi rrafshnaltën e Golanit
-
Netanyahu: Një vendbanim në Rrafshnaltën e Golanit do të quhet Donald Trump
-
SHBA përballet me kritika për vendimin ndaj Rrafshnaltës së Golanit
-
Shtetet arabe kundërshtojnë njohjen amerikane të sovranitetit izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit
-
Trump njeh zyrtarisht Rrafshlartën Golan si territor izraelit