Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër për t’i dhënë fund trajtimit preferencial ekonomik për Hong Kongun, pasi Kina ka vendosur një ligj të ri të sigurisë atje, shkruan “BBC”.
“Hong Kongu tash do të trajtohet njëjtë si Kina”, ka thënë Trump.
Ai po ashtu ka nënshkruar një legjislacion bipartizan për të vendosur sanksione shtesë për zyrtarët kinezë që shtypin të drejtat në Hong Kong. Kina ka thënë se do të kundërpërgjigjet.
Hong Kongu deri më tash ka gëzuar liri unike të papara në pjesën tjetër të Kinës.
Por, shumë njerëz në territori frikësohen tash se ligji i ri i sigurisë i vendosur nga Pekini do t’i jap fund statusit të veçantë të Hong Kongut, që është arritur nën paktin e vitit 1984 mes Kinës dhe ish-fuqisë koloniale të Hong Kongut, Britanisë së Madhe.
“Nuk ka privilegje të veçanta, nuk ka trajtim të veçantë ekonomik dhe nuk ka eksport të teknologjive të ndjeshme”, ka thënë Trump.
Edhe
Trumpi nënshkruan ligjin që mbështet protestuesit në Hong Kong
Ai po ashtu i ka thënë gazetarëve se ka nënshkruar Aktin e Autonomisë së Hong Kongut, që ka kaluar unanimisht në Kongres këtë muaj.
“Ligji i jep administratës sime mjete të reja të fuqishme për të mbajtur përgjegjës individët apo enitetet e përfshira në shtypjen e lirive në Hong Kong”, ka thënë Trump.