Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump: Bisedë shumë e mirë me presidentin e Kinës

Donald Trump - Xi Jinping

Foto: Associated Press

Përditësim 17:33 - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar të enjten se biseda telefonike me presidentin kinez, Xi Jinping, që zgjati rreth 90 minuta, e ka inkurajuar që tensionet e vazhdueshme tregtare mund të zgjidhen në të ardhmen e afërt, ka raportuar CNN.

Ai e ka cilësuar telefonatën si “shumë të mirë”, teksa ka shtuar se bisedimet tregtare do të zhvillohen “së shpejti” ndërmjet delegacioneve të vendeve përkatëse, si dhe bëri me dije se Xi e ka ftuar ta vizitojë Kinën.

“Gjatë bisedës, presidenti Xi me dashamirësi e ftoi Zonjën e Parë dhe mua që ta vizitojmë Kinën, dhe unë ia ktheva në të njëjtën mënyrë. Si presidentët e dy vendeve të madhërishme, kjo është diçka që të dy mezi presim ta bëjmë”, ka shkruar ai.

Trumpi ka thënë se telefonata u fokusua plotësisht në çështjet tregtare, pa folur rreth çështjeve të tjera gjeopolitike sikurse marrëveshja bërthamore me Iranin apo lufta Rusi-Ukrainë.

“Biseda ka rezultuar në përfundime shumë pozitive për të dyja vendet”, ka vazhduar ai.

Edhe Trump dhe Xi mbyllin bisedimet “shumë të suksesshme”, por dallimet mbesin Botë Trump dhe Xi mbyllin bisedimet “shumë të suksesshme”, por dallimet mbesin

Trump dhe Xi bisedojnë në telefon për luftën tregtare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe presidenti kinez, Xi Jinping, kanë biseduar të enjten në telefon, me qëllim që t’i tejkalojnë dallimet mbi çështjen e tarifave që kanë tronditur të gjithë ekonominë botërore, ka njoftuar Ambasada e Kinës në Washington.

Sipas zyrtarëve kinezë, bisedimet u zhvilluan me kërkesën e Trumpit porse nuk u dhanë detaje të tjera mbi telefonatën e liderëve.

E as Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur kërkesës për komente nga agjencia “Reuters”.

Telefona e shumëpritur ka ndodhur në kohën e tensioneve të larta tregtare ndërmjet dy superfuqive ekonomike.

Trumpi përmes një shkrimi në rrjetin social “Truth Social”, kishte thënë të mërkurën se është shumë e vështirë të arrihet marrëveshje tregtare me homologun e tij kinez, Xi Jinping.

“Më pëlqen presidenti Xi i Kinës, gjithmonë më ka pëlqyer, dhe gjithmonë do të më pëlqejë. Por ai është shumë i ashpër dhe jashtëzakonisht i zorshëm për të arritur një marrëveshje me të!!!”, kishte shkruar ai.

Edhe Trumpi e quan raportin SHBA-Kinë "një nga marrëdhëniet më të rëndësishme në historinë botërore" Botë Trumpi e quan raportin SHBA-Kinë "një nga marrëdhëniet më të rëndësishme në historinë botërore"

Në kuadër të marrëveshjes tregtare që ishte arritur në muajin maj, SHBA-ja kishte ulur tarifat karshi Kinës në 30%, ndërsa tarifat hakmarrëse të Kinës ishin ulur njëkohësisht në 10%.

Që prej atëherë, të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën se po e shkelin marrëveshjen e dakorduar.