Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në rrjetin social “Truth Social” se ai ka pasur një bisedë telefonike “të mirë dhe produktive” me presidentin rus, Vladimir Putin të enjten. Sipas Trumpit, ka “shumë gjasa që kjo luftë e tmerrshme dhe gjakatare të përfundojë”.
Ai po ashtu ka thënë se në bisedë e sipër me Putinin, ka ngritur çështjen e trupave të Ukrainës të rrethuar në rajonin rus të Kurskut, duke i bërë thirrje presidentit rus që “të kursejë jetët e tyre”, raporton The Guardian.
Postimi i Trumpit vjen disa orë pas deklaratave të zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili ka thënë se një takim Trump-Putin është i mundur dhe i nevojshëm në rrethanat e tanishme.
-
Trumpi bisedon me Putinin për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme
-
Trumpi thotë se zhvilloi bisedë “të mirë e shumë produktive” me Putinin
-
Trump: Bisedime tejet produktive, por duhet më shumë punë t’i jepet fund luftës
-
Trump: Biseda me Putinin ishte shumë e mirë dhe produktive
-
Trump thotë se është marrë vesh me Putinin për të negociuar armëpushimin në Ukrainë