Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të martën se biseda e tij telefonike me presidentin rus, Vladimir Putinin, ishte “shumë e mirë dhe produktive” dhe se dakordimi që Rusia të ndalojë sulmet mbi infrastrukturën energjitike ishte arritur me kuptimin e përbashkët që do të punohet së shpejti drejt një armëpushimi të plotë.
“U diskutuan shumë elemente të një kontrate për paqe. Ky proces ka hyrë në fuqi, dhe shpresojmë, për hir të njerëzimit, se do ta mbyllim këtë punë!”, ka thënë Trumpi përmes një postimi në rrjetin social Truth Social.
Shkrimi i plotë i Trumpit në platformën Truth Social:
“Biseda ime telefonike sot me presidentin Putin të Rusisë ishte shumë e mirë dhe produktive. Ne u pajtuam për një armëpushim të menjëhershëm mbi infrastrukturën energjitike, me një kuptim të përbashkët se do të punojmë shpejtë në drejtim të armëpushimit të plotë, dhe, përfundimisht, një fund të kësaj lufte shumë të tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës. Kjo luftë nuk do të fillonte kurrë nëse unë do të isha president! U diskutuan shumë elemente të një kontrate për paqe, duke përfshirë faktin se mijëra ushtarë po vriten, dhe që të dy, presidenti Putin dhe presidenti Zelensky do të donin të shihnin që të përfundonte. Ky proces tani ka hyrë në fuqi dhe shpresojmë, për hir të njerëzimit, se mbyllim këtë punë!”, ka thënë presidenti amerikan.
Armëpushimi në Ukrainë temë kryesore e telefonatës Trump - Putin
Kremlini ka dalë me deklarata pas përfundimit të telefonatës ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit...-
Trumpi thotë se zhvilloi bisedë “të mirë e shumë produktive” me Putinin
-
Trump: Bisedime tejet produktive, por duhet më shumë punë t’i jepet fund luftës
-
Trump bisedon me Putinin: Patëm një diskutim të mirë dhe produktiv
-
Trump thotë se është marrë vesh me Putinin për të negociuar armëpushimin në Ukrainë
-
Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën