Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tronditen kinezët pasi kirurgu e goditi me grusht pacientin gjatë operimit

Autoritetet kineze po hetojnë një spital mbi një incident ku thuhet se një kirurg goditi me grusht pacienten të cilën po e operonte në atë kohë.

Momenti ishte kapur në një video që u bë virale në rrjetet sociale kineze këtë javë.

Kirurgu është suspenduar dhe drejtori i spitalit është shkarkuar.

Në video shihet kirurgu që e godet pacienten në kokë të paktën tri herë ndërsa operon sytë e saj, raportoi BBC. 

Pacientja ishte një grua 82 vjeçe, dhe gjatë operacionit për shkak të anestezisë lokale ajo lëvizi kokën dhe sytë disa herë. Pasi pacienti fliste një dialekt lokal dhe nuk i përgjigjej mjekut, kirurgu “e trajtoi pacientin në situatë urgjente”. Pacientja pati mavijosje në kokë.

Spitali i pagoi dëmshpërblim, por familja e pacientes kanë thënë se ajo është verbuar në një sy.

Edhe Roboti shqelmon fëmijën gjatë një performance në Kinë Kuriozitet Roboti shqelmon fëmijën gjatë një performance në Kinë

Incidenti kishte ndodhur në vitin 2019, por u bë publik këtë javë me publikimin e pamjeve.

LEXO EDHE: