Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tri pengje izraelite lirohen nga Hamasi

izraelit

Grupi militant palestinez, Hamas, dorëzoi tri pengje izraelite të shtunën.

Ofer Kalderon, me nënshtetësi izraelite dhe franceze dhe Yarden Bibas iu dorëzuan zyrtarëve të Kryqit të Kuq në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, përpara se të transferoheshin në Izrael. Keith Siegel me nënshtetësi izraelite dhe amerikane u dorëzua veçmas disa orë më vonë në portin detar të qytetit të Gazës, raporton Reuters. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bibas është babai i dy fëmijëve që mbahen po ashtu pengjeve, foshnja Kfir, vetëm 9 muajshe kur u rrëmbye nga persona të armatosur të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 dhe Ariel, i cili ishte 4 vjeç në kohën e sulmit.

Hamasi ka bërë të ditur në nëntorin e 2023-tës se  djemtë dhe nëna e tyre Shiri, e cila u kap peng  në të njëjtën kohë, u vranë në një sulm ajror izraelit. Që atëherë nuk ka pasur asnjë informacion për ta.

Izraeli pritet të transferojë 182 të burgosur palestinezë, njofton Hamasi.

Dorëzimi i së shtunës nuk pa asnjë nga skenat kaotike që shkaktuan vonim në një transferim të mëparshëm të enjten.