Armët kimike dyshohet të jenë përdorur sërish në Siri, me sa duket prej forcave të Qeverisë, si bëhet e ditur sipas dëshmive rrethanore.
Sërish, shumë amerikanë, posaçërisht në Washington, janë përgjigjur me thirrjet për të ndërmarrë diçka, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. E sërish, këtë javë, sulmet ajrore ndëshkuese kundër Qeverisë siriane janë shndërruar në opsionin më të diskutuar.
Këto debate rreth Sirisë zbulojnë shumëçka, por jo në mënyrën e synuar prej pjesëmarrësve në to. SHBA-ja vazhdon të përfundojë tek e njëjta politikë e sulmeve ajrore të kufizuara, gjë që na tregon se përse problemi i Sirisë është aq i zorshëm. Një gjë e tillë po ashtu shpërfaq të metat e politikës së jashtme amerikane.
Mund të vërehet se ka diçka të pazakontë, posaçërisht nëse merret parasysh fakti se diskursi i njëjtë që është përdorur në administratën Obama tani është i pranishëm tek administrata Trump... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Lufta e Iranit përhapet në Detin e Kuq dhe Kaspik, SHBA-ja heq dorë nga sulmet
-
Ndërmjetësit kërkojnë 10 ditë armëpushim SHBA-Iran
-
SHBA-ja nis sulmet kundër Iranit
-
Trumpi propozon që Siria ta luftojë Hezbollahun, ideja ngjall shqetësime në rajon
-
SHBA-ja thotë se po godet “objektiva të shumta” në Iran