Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA po shqyrton ndërhyrjen ushtarake në Siri

SHBA ka pohuar se “të gjitha mundësitë janë në tavolinë”, si përgjigje ndaj atij që besohet të jetë sulm kimik në Siri. Përderisa liderët e Perëndimit ende po peshojnë rëndësinë ë ndërhyrjes ushtarake.

Shtëpia e Bardhë fajëson Rusinë dhe Sirinë për rastin e armëve kimike.

Pentagoni ka pohuar se forcat e Britanisë së Madhe dhe Francës pritet që t’i bashkohen SHBA-së në këtë aksion, për ta dënuar përdorimin e armëve kimike nga Assad, sado që presidenti sirian ka mohuar të jetë pjesë e përdorimit të këtyre armëve në çfarë forme

Aktivistë dhe mjekë bëjnë të ditur se qindra njerëz kanë vdekur në Douma të shtunën e kaluar.