Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Treni-spital, shpëtim për ukrainasit e plagosur

Mjekja Kyniv kujton disa pacientë që i ka takuar në tren kohët e fundit, të gjithë nga Donbasi. “Ishte një grua nga Mariupoli me një dëmtim të rëndë në fytyrë, kishte humbur syrin. Dhe disa fëmijë nga Kramatorsku që kishin humbur gjymtyrët e tyre për shkak të një sulmi me raketa pranë tyre. Sa herë që shoh njerëz që lëvizin nga lindja në perëndim, ata kanë humbur gjithçka – shtëpitë e tyre, familjet e tyre. Për mua, kjo nuk është thjesht një punë. Është gjithashtu emocionale”, thotë ajo

Është ora 10 e mëngjesit të së martës në korrik dhe një tren sapo ka hyrë në një stacion në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv. Ndërsa dera e njërit prej vagonëve hapet, mjekët ndihmës në platformë ngrenë me zell dy të rinj mbi barela shkallëve. Një ditë më parë, të dy burrat ishin plagosur nga një shpërthim bombe në qytetin Bakhmut në rajonin lindor të Donbasit, ku forcat ruse kanë granatuar pa mëshirë prej muajsh. Njëri prej tyre është në humor të mirë, duke bërë shaka me personelin mjekësor, teksa e drejtojnë butësisht drejt një ambulance në pritje. Por fytyra e tij e zbehtë tradhton dëmtimin e rëndë të femurit që ka pësuar.

Në tren për një pushim të shpejtë zbret 35-vjeçarja Nataliia Kyniv. Ajo ka punuar gjatë 17 orëve të fundit që kur burrat, së bashku me pacientë të tjerë, u transferuan nga qytetet e vijës së parë të frontit. Mjeke me organizatën ndërkombëtare të ndihmës humanitare, Mjekët pa Kufij (MSF), Kyniv është kujdesur për të sëmurët dhe të lënduarit në këto evakuime mjekësore javore me tren që nga 23 marsi.

Image
“Sa herë që shoh njerëz që lëvizin nga lindja në perëndim, e di se kanë humbur diçka – shtëpitë e tyre, familjet e tyre”, thotë dr Nataliia Kyniv, mjeke në bordin e trenit të specializuar të evakuimit mjekësor të MSF-së

Vendimet e vështira

MSF-ja aktualisht drejton trenin e vetëm mjekësor të specializuar të njohur në Ukrainë, duke transportuar pacientë nga spitalet në lindjen e goditur në spitalet në perëndim, që konsiderohen më të sigurta. Në vagonët e trenit janë hequr sediljet dhe janë pajisur me shtretër, gjeneratorë për oksigjen dhe pajisje mjekësore dhe një njësi të kujdesit intensiv.

“Sot na u desh të linim një grua në Dnipro para se të vinim këtu. Ajo po humbte shumë gjak”, thotë Kyniv, duke iu referuar qytetit në Ukrainën lindore që ndodhet rreth 240 kilometra nga vija më e afërt e frontit. Vendimi u mor gjatë rrugës, kur mjekët kuptuan se operacioni në këmbën e dëmtuar të gruas nuk mund të priste derisa të arrinin në Lviv.

Edhe “I ndjekin edhe ambulancat”: Sulmet ruse ndaj personelit mjekësor në Ukrainë Botë 11 muaj më parë “I ndjekin edhe ambulancat”: Sulmet ruse ndaj personelit mjekësor në Ukrainë

Kyniv kujton disa pacientë që kishte takuar në tren kohët e fundit, të gjithë nga Donbasi. “Ishte një grua nga Mariupoli me një dëmtim të rëndë në fytyrë, kishte humbur syrin. Dhe disa fëmijë nga Kramatorsku që kishin humbur gjymtyrët e tyre për shkak të një sulmi me raketa pranë tyre. Sa herë që shoh njerëz që lëvizin nga lindja në perëndim, ata kanë humbur gjithçka – shtëpitë e tyre, familjet e tyre. Për mua, kjo nuk është thjesht një punë. Është gjithashtu emocionale”, thotë ajo.

Por ajo ka qenë gjithashtu dëshmitare e shumë momenteve inkurajuese, si kur pacientët të cilët shqetësohen se nuk mund t'i marrin kafshët shtëpiake me vete janë të gëzuar pa masë kur zbulojnë se kafshët lejohen në bord. "Po, ne i marrim të gjithë", qesh ajo.

Zbutja e krizës

MSF-ja vepron në bazë të informacionit nga Ministria e Shëndetësisë për të kuptuar se si të lehtësohet më mirë tendosja në sistemin mjekësor. Duke kryer udhëtime të njëpasnjëshme, deri më tani ka evakuuar më shumë se 1.000 njerëz në nevojë kritike për trajtim. Përveç referimeve për pacientët me lëndime të shkaktuara nga lufta, MSF-ja ka pranuar shumë njerëz me sëmundje kronike, një pjesë e madhe e të cilëve janë të moshuar.

Por që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, mijëra të tjerë ka të ngjarë të kenë përballuar udhëtime të ngjashme me mjete të tjera, duke ikur nga spitalet e mbipopulluara ose të dëmtuara rëndë në Donbas dhe rajone të tjera ku luftimet kanë qenë veçanërisht intensive.

Në të gjithë Ukrainën, situata në spitale është e pasigurt. Në korrik, qeveria deklaroi se 123 objekte mjekësore ishin shkatërruar plotësisht, ndërsa 746 të tjera duhej të riparoheshin. Që nga fillimi i luftës, raportet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë përshkruan se si spitalet po përballeshin me kolapsin e shërbimeve thelbësore shëndetësore –problem i përkeqësuar nga mungesat drastike të furnizimeve mjekësore, nga barnat për shpëtimin e jetës deri te bombolat e oksigjenit.

Në Lvivin relativisht të qetë, disa mjekë i thanë “Al-Jazeeras” se fluksi fillestar i pacientëve nga lindja është ulur, me shumë pacientë që kanë zgjedhur të shkojnë jashtë vendit për trajtim të mëtejshëm. Por ndërsa Rusia vazhdon sulmet ndaj infrastrukturës civile, shumë punonjës mjekësorë kanë frikë se spitalet në Lviv mund të mbingarkohen përsëri.

Ashtu si pacientët e tjerë që erdhën përpara tyre, dy burrat që zbritën nga treni i MSF-së do të dërgohen në çdo spital që ka kapacitetin për t'i pranuar dhe trajtuar. Njëri prej tyre është Spitali Klinik Rajonal i Lvivit. Qindra pacientë të zhvendosur brenda vendit kanë kaluar nëpër dyert e saj që nga shkurti. Në një repart, i cili fokusohet në kirurgjinë e përgjithshme akute ose urgjente, 80 për qind e pacientëve të tij aktualë nuk janë banorë të Lvivit. Ata kanë ardhur këtu sepse nuk kanë mundur të kërkojnë trajtim në vendlindjen e tyre.

Image
Në Donbas, mjekët ndihmës përgatiten të nxjerrin dy të plagosur nga treni

“Nuk mund të transportoheshim të gjithë”

"Ky spital nuk është i specializuar për trajtimin e traumave ose lëndimeve të ushtarëve, kështu që mjekë të tjerë vijnë për të ndihmuar kur pranojmë raste të tilla", thotë Yuriy Mikhel, 64 vjeç, një burrë i sjellshëm, i cili është një nga kirurgët që mbikëqyr këtë repart. "Por këto ditë, ne po shohim gjithnjë e më shumë pacientë tani që kanë kushte kronike si diabeti dhe sëmundjet e fshikëzës dhe mëlçisë”.

Edhe Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë Botë 2 j. më parë Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë

Ivan Vasylovych, 72 vjeç, është një pacient i tillë. Për muaj të tërë, ai nuk ishte në gjendje të largohej nga vendlindja në Sloviansk, një nga qytetet e fundit të kontrolluara nga ukrainas në Donbas. I dobët dhe me vështirësi në dëgjim, Vasylovych nuk mund të ulet në shtrat pa ndihmën e dikujt. Ai vuan nga kalcifikimi i arterieve që e përball me rrezik të lartë për sulm në zemër. Problem është edhe lëvizshmëria, pasi humbi këmbën e majtë vite më parë në një aksident automobilistik. Që nga shkurti, ai kishte qenë në një spital në Sloviansk, duke shpresuar që të evakuohej. Gjatë asaj kohe, iu desh t'i pritej një gisht për shkak të problemeve me qarkullimin e gjakut.

“Lufta filloi aq papritur sa nuk mund të transportoheshim të gjithë, kështu që na u desh të prisnim. Luftimet nuk ishin aq intensive në pjesën e Slovianskut ku unë isha në fillim”, thotë ai. Por me kalimin e kohës, filloi të mendonte se do të ishte më i sigurt diku tjetër. Në qershor, i shoqëruar nga një ekip vullnetarësh dhe mjekësh nga Kryqi i Kuq, Vasylovych më në fund u transferua në Lviv, ku shoqërohet nga gruaja e tij.

“Nuk e di kur mundem, por ende shpresoj të shkoj në shtëpi”, shton ai. Por raportet e fundit sugjerojnë se Sloviansku tani goditet nga raketa çdo ditë dhe vetëm një e pesta e popullsisë së saj ka zgjedhur të qëndrojë atje. “Ishte shumë, shumë e frikshme"

“Mjekët janë engjëj”

Pak dyer më poshtë është 73-vjeçarja Halyna Sergeyevna nga Kramatorsku, qytet më pak se 16 kilometra larg nga vendi ku jetonte Vasylovych. Ajo po merr trajtim për kancer, pasi u largua nga Kramatorsku pas vetëm një seance kimioterapie në të njëjtën ditë që filloi lufta.

"Ishte shumë, shumë e tmerrshme", thotë ajo, duke kujtuar shpërthimet e largëta që tronditën muret e spitalit. Ndërsa ajo u largua, stafi nxitoi të vendoste thasë me rërë pranë dritareve për t'u mbrojtur në rast të një shpërthimi.

Mes frikës se spitali mund të sulmohej, Sergeyevna dhe familja e saj vendosën të largoheshin sa më shpejt që mundeshin. Për shkak të shëndetit të dobët, Sergeyevna e kosnideroi udhëtimin me tren për në Lviv si shumë të sikletshëm. Ajo u vlerësua dhe u trajtua fillimisht në një institucion tjetër të specializuar në onkologji, përpara se të transferohej në këtë spital.

Me sjellje të butë dhe të gëzuar, Sergeyevna ka qenë krejt e vetme në Lviv për një muaj pas operacionit në vezoret e saj. Vajza dhe nipërit e saj sipërmarrëse janë larguar në Bullgari.

“Por nuk është aspak keq. Unë jam duke qëndruar me një mik dhe kam takuar shumë njerëz të mrekullueshëm këtu. Unë flas me pacientë të tjerë gjatë gjithë kohës dhe kam numrat e tyre në telefon”, thotë ajo. Kur e kap vetmia, e di se familja është vetëm një telefonatë larg. Fytyra e saj shkëlqen me buzëqeshje kur e pyetën nëse do të ishte e gatshme të bënte një foto. "Sigurisht," thotë ajo. "Më lejoni të vendos parukën time”.

Edhe Sulmi në Moskë ua sjell rusëve luftën në shtëpi Botë 1 muaj më parë Sulmi në Moskë ua sjell rusëve luftën në shtëpi

Ka disa fjalë për mjekët. “Në atë kohë u ndjeva sikur mjekët ishin engjëj që ishin dërguar për të më ndihmuar. Ishte e gjitha shumë profesionale”, thotë ajo.