Një tren i shpejt është përplasur me një kamion në lindje të Republikës Çeke të mërkurën, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person e janë lënduar 19 tjerë, raporton agjencia “AP”.
Hekurudha e Çekisë ka thënë se shoferi i trenit humbi jetën, ndërsa të lënduarit janë transportuar në spitale dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka njoftuar se ishin 60 persona në tren në momentin e aksidentimit. Aksidenti ndodhi në mëngjesin e të mërkurës kur një tren i shpejt që po shkonte për në Pragë, goditi një kamion në një udhëkryq në qytetin Bohumin.
Nuk është bërë menjëherë e qartë pse kamioni ishte në hekurudhë. Autoritetet thonë se kanë nisur hetimet. Linja hekurudhore është mbyllur për të mërkurën.
-
Përplasen dy trena në Çeki, disa të lënduar rëndë
-
Një i vdekur nga përplasja e trenit të shpejtë me një kamion në Hamburg
-
Katër të vdekur dhe 23 të lënduar në një përplasje mes trenave në Republikën Çeke
-
Të paktën dy të vdekur pasi një veturë përplasi njerëzit në një stacion treni në Francë
-
Përplasen dy trena në Danimarkë, të paktën 17 të lënduar