Të paktën 25 persona kanë vdekur e mbi 80 tjerë janë lënduar pasi një tren ka dalë nga shinat në jug të Pakistanit, raporton BBC.
Disa vagonë të trenit Hazara Express janë përmbysur në afërsi të stacionit në Nawabshah që është rreth 275 kilometra nga Karachi.
Pasagjerët e lënduar janë dërguar në spitalet në afërsi. Forcat e kërkim-shpëtimit janë duke munduar të nxjerrin njerëzit që janë të bllokuar.
Artikuj të ngjashëm
-
24 të vdekur nga një bombë në Pakistan
-
Katër të vdekur e dhjetëra të lënduar në një aksident hekurudhor në Indi
-
Të paktën 7 të vdekur nga zjarri në trenin e udhëtarëve në Pakistan
-
Treni i pasagjerëve del nga shinat në Francë, të paktën 44 të lënduar
-
Të paktën 23 të vdekur nga një sulm me bombë në Pakistan