Tregjet aziatike kanë pësuar rënie drastike në vlerë, pasi tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump kanë shkaktuar valë shkundjeje në të gjithë botën.
“Nikkei 225” i Japonisë pësoi rënie prej 6.5 për qind, “Shanghai Composite” prej 6.4 dhe “Hang Seng” i Hong-Kongut prej më shumë se 10 për qind.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç ka shkruar BBC, kjo ka qenë një prej rënieve më të rrepta që ka ndodhur në 20 vjetët e fundit.
Më herët, edhe tregjet amerikane pësuan rënie.
E tek e ka mbrojtur vendimin e tij, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër kur është pyetur për rënien e tregjeve të aksioneve.
“Nuk dua që të bjerë asgjë. Por nganjëherë duhet të merrni medikamente për të përmirësuar diçka”, ka thënë ai në Washington DC para gazetarëve.
Javën e shkuar Trumpi u vendosi tarifa importeve nga të gjitha vendet që kanë tarifa ndaj produkteve amerikane. Që nga ajo ditë, mbi 50 shtete kanë kërkuar bisedime tregtare me SHBA-në.