Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dollari pëson rënie pas tarifave të Trumpit

dollar

Dollari ka pësuar rënie të madhe, teksa euro është forcuar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur tarifa ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së, duke tronditur tregjet ndërsa investitorët kërkojnë streha më të sigurta si franga zvicerane apo jeni japonez.

Njoftimi për tarifat goditi tregjet globale, me rënie të aksioneve dhe investitorët që përpiqen të sigurohen, raportoi Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur tarifat e reja ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së, të cilat kanë hyrë në fuqi para disa orësh. Tarifë i është vendosur edhe Kosovës.

Shtetet e Bashkuara e ngarkuan Bashkimin Evropian me tarifa prej 20%, Vietnamin me tarifa prej 46%, Tajvanin 32%, Japoninë 24%, Indinë 26%, Korenë e Jugut 25%, Tajlandën 36%, Kinën me një tarifë prej 34%, e kështu me radhë.

Trumpi ka bërë të qartë për të gjithë liderët botërorë se nëse ata duan të përjashtohen nga “tarifat e tij reciproke”, atëherë ata duhet të ndryshojnë politikat e tyre tregtare.

“Anuloni tarifat tuaja, hiqni barrierat, mos manipuloni me valutat, dhe filloni të blini mallra amerikane në vlerë prej miliarda dollarësh”, ka thënë ai.