Botë

Tre të vdekur nga zjarret në Spanjë

Spanje, zjarret

Banorët vendas dhe vullnetarët punojnë së bashku për të shuar një zjarr të madh në Larouco, Spanjë veriperëndimore, të mërkurën, 13 gusht 2025.

Autoritetet spanjolle kanë raportuar të enjten rastin e tretë të vdekjes si pasojë e zjarreve në vend që janë përhapur këtë javë.

Njoftimi vjen pak ditë pas raportimit për vdekjen e një burri 36 vjeç i cili kishte pësuar djegie të shumta teksa po luftonte me një zjarr në Castile dhe Leon.

Një pjesë e shteteve të Evropës janë përfshirë nga zjarret si pasojë e temperaturave të larta që janë rikthyer në kontinent.

Shtetet e përfshira janë: Franca, Spanja, Portugalia, Italia dhe vendet e Ballkanit, Kroacia, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.