Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre të vdekur nga tornadot në Ohio e Indiana

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, pasi moti i keq dhe tornadot përfshinë disa pjesë të Kentakit, Indianës dhe Ohios gjatë natës të së enjtes.

Të tre vdekjet e konfirmuara ndodhën në qarkun Logan të Ohios, i cili u godit nga një tornado mbrëmjen e së enjtes, raportoi BBC.

Dhjetëra njerëz u lënduan gjithashtu në Indiana. Dhjetëra mijëra janë ende pa energji elektrike.

Shifra pritet të rritet pasi autoritetet të fillojnë të hetojnë përmasat e dëmeve.

Sipas autoriteteve në Logan County – rreth 112 km nga kryeqyteti i shtetit Columbus, dy nga vdekjet ndodhën në një park pranë Liqenit Indian. Personi i tretë besohet se ka vdekur në një vend tjetër.

Edhe Gjashtë të vdekur nga tornadot në Tennessee Botë Gjashtë të vdekur nga tornadot në Tennessee

Disa zona ishin ende të paarritshme nga reaguesit e parë dhe policia të premten në mëngjes, si rezultat i mbeturinave dhe linjave të rrymës së rrëzuar.