Zyrtarët e Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës kanë nisur hetimet për shkaqet e rrëzimit të helikopterit në qytetin e Brovarit, i cili ndodhet në rajonin e Kievit.
Të paktën 16 persona, mes tyre tre fëmijë, vdiqën nga rrëzimi i helikopterit, përfshirë ministrin e Punëve të Brendshme të Ukrainës, zëvendësin e tij dhe Sekretari i Shtetit.
Sipas rezultateve paraprake të hetimit, shërbimet ukrainase të sigurisë njoftuan se po shqyrtojnë tre versione të ngjarjes.
“Ne po shqyrtojmë tre versione: shkelje të rregullave të fluturimit, dështim teknik të helikopterit ose veprime të qëllimshme për të shkatërruar automjetin”, thanë ata.
Sipas Ukrainian News, shkelja e rregullave të fluturimit, pra gabimi i pilotit, është arsyeja më e mundshme e rrëzimit, duke qenë se në zonën ku po kalonte helikopteri kishte mjegull të dendur.