Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre shkencëtarë e ndajnë Nobelin për kimi

Çmimi “Nobel” për kimi është fituar nga tre shkencëtarë për punën e tyre në lidhjen e molekulave së bashku, proces ky i njohur ndryshe edhe si “kliko” kimia.

Puna e Carolyn Bertozzi, Morten Meldal dhe Barry Sharpless, mundëson që molekulat të lidhen së bashku, si të ishin pjesë të një loje “Lego”, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Ky proces përdoret në trajtimet kundër zhvillimeve të kancerit dhe po ashtu për t’i sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë qelizat e kancerit.

Puna e tre shkencëtarëve triumfues ka bërë që të transformohet mënyra se si kimia mund të funksionojë, duke e bërë atë më të thjeshtë dhe më efektive.

Carolyn Bertozzi, e cila ishte pioniere e kimisë bioortogonale që lidh qelizat e gjalla, është gruaja e tetë që fiton Nobelin në kimi.

"Unë jam absolutisht e habitur. Mezi marr frymë”, ka thënë Bertozzi nga SHBA-ja, duke rrëfyer për momentin kur Komiteti Nobel e thirri atë në mes të natës për çmimin.

Edhe Dy shkencëtarë marrin çmimin Nobel për Kimi Botë Dy shkencëtarë marrin çmimin Nobel për Kimi

Për profesorin, Barry Sharpless, gjithashtu nga SHBA-ja, kjo është hera e dytë që fiton çmim “Nobel”. Hera e parë ishte më 2001 për katalizatorët kiralë.

Profesori Morten Meldal, nga Danimarka, i tha BBC News se ishte "dridhur për gjysmë ore", pasi zbuloi se fitoi çmimin prestigjioz.