Studiuesit në New York kanë transplantuar zemrat e derrave gjatë muajit të kaluar në dy persona klinikisht të vdekur, zhvillimet e fundit në përpjekjen e gjatë për të shpëtuar jetë njerëzish me organe kafshësh.
Eksperimentet vijnë pas përpjekjes së dështuar në fillim të vitit kur zemra e një derri u transplantua te një person i cili vdiq më pas, shkroi AP të martën.
Në mesin e mësimeve të eksperimenteve ishte: Praktika me të vdekurin është e rëndësishme.
“Kemi mësuar shumë nga hera e parë ashtu që hera e dytë është shumë më mirë”, ka thënë mjeku Nader Moazami, i cili drejtoi operacionet. “Ti qëndron aty në frikë” kur zemra e derrit fillon të rrahë në trupin e një njeriu.
Këtë herë, ekipi i Moazamit treguan si bëhet transplanti i zemrës. Një herë muajin e kaluar dhe një herë javën e kaluar, studiuesit udhëtuan drejt një ndërtese ku ishte zemra e derrit e modifikuar gjenetikisht, e hoqën zemrën, e vunë në ngrirës dhe e dërguan me qindra milje në New York.
Ata përdorën metoda të reja speciale për të shikuar për ndonjë virus të kafshës para se ta vendosnin zemrën në kraharorin e të vdekurit – një veteran i Vietnamit nga Pennsylvania me një histori të gjatë të sëmundjes së zemrës dhe një grua nga New Yorku e cila kishte bërë transplant më herët gjatë jetës së saj.
Edhe
Testimet e transplantimeve të organeve të derrit
Më pas erdhën tri ditë më intensive të testimeve te të vdekurit që nuk do të mund t’i toleronin pacientët e gjallë.
Testimi te të vdekurit mund të ndihmojë se si mund të kryhet operimi te të gjallët.
Transplantet nga kafshët te njerëzit janë provuar për dekada pa sukses, pasi sistemet imunitare të njerëzve pothuajse gjithmonë sulmonin qelizat e huaja. Tani, derrat po modifikohen gjenetikisht ashtu që organet e tyre t’u ngjasojnë atyre të njerëzve.