Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trajkoviqit ia ndalojnë vajzën në aeroport, ajo i reagon Vuçiqit

Rada Trajkoviq

Politikania serbe Rada Trajkoviq ka thënë se vajza e saj është ndaluar në aeroport duke mos iu lejuar hyrja në Serbi.

Trajkoviq ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter, ndërsa ka pyetur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq se pse po ia bën këtë gjë fëmijëve të saj.

“Çfarë po të bëjnë fëmijët e mi Aleksandar Vuçiq? Sërish shërbimet tuaja kanë ndaluar vajzën time, mjeke, në aeroport para hyrjes në vend. Një qytetare që respekton ligjet dhe nuk merret me politikë. Çfarë po të bëjnë fëmijët e mi?” – ka shkruar Trajkoviq, që është këshilltare e ministrit të Kosovës për Kthim e Komunitete, Nenad Rashiq. 

Nuk është hera e parë që Trajkoviq e familjarët e saj përballen me ndalesa të tilla.