Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Trajkoviq: Vajza ime u maltretua në aeroportin e Beogradit

Politikania serbe Rada Trajkoviq njëherit dhe këshilltarja e ministrit të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se vajza e saj sërish është ndalur në aeroportin e Beogradit.

Ajo përmes një postimi në Twitter ka thënë se historia e diskriminimit të familjes së saj nga autoritetet serbe po intensifikohet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Historia e diskriminimit të familjes sime intensifikohet: liria e vajzës së vogël u kufizua sërish përkohësisht sot në aeroportin e Beogradit kur u kthye në MB. Këtë herë ajo nuk lejohet as të përdorë telefonin dhe të kontaktojë departamentin konsullor nën kërcënimin e konfiskimit”, ka shkruar ajo.

Trajkoviq ka thënë se ajo u lirua pasi u mbajt në një dhomë të vogël, ku priste një telefonatë nga MPB-ja dhe BIA nëse duhet të lirohet apo të merret në pyetje si “person me interes sigurie”.

“Një qytetar privat që nuk jeton në Serbi dhe nuk merret me politikë. Represioni në Serbi po rritet”, ka shkruar ajo.