Ana Martinez (që nuk është emri i saj i vërtetë) shpërthen në vaj e pushtuar nga ndjenjat e përziera të lumturisë dhe tmerrimit, por është e lehtësuar pasi që është gjallë ama e lodhur nga të jetuarit në frikë.
Nëna salvadorase e dy fëmijëve ia doli të shpëtojë nga duart e një bande që synonte ta vriste dy vjet më parë, duke u detyruar të zhvendoset pesë herë për t’ua shpëtuar jetët vetes dhe fëmijëve.
“Dua të ik nga ky vend”, thotë 45-vjeçarja Martinez, shkruan “Al-Jazeera”, transmeton “Koha Ditore”. “Nuk mund ta përballoj më këtë agoni”.
Në mars të 2016-s, anëtarët e bandës e rrëmbyen, rrahën dhe e kërcënuan me vdekje të birin 16-vjeçar të Martinezit, teksa po kthehej në mes të ditës nga shkolla në territorin e kontrolluar nga Mara Salvatrucha apo MS-13, bandë kjo që vepron në San Ramon, Cuscutlan, në lindje të kryeqytetit salvadoras.
Rrëmbyesit e tij ia bënë të qartë se ishte nëna e tij caku i vërtetë i tyre.
Martinez dyshonte se ishte marrë në shënjestër shkaku i aktivizmit të saj, më saktësisht punës së saj në mbështetjen e një viktime të dhunës në familje drejt denoncimit të abuzuesit të saj, një anëtar i MS-13... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
"E dëgjoj djalin tim duke qarë nën rrënoja", rrëfimi i një të mbijetuare nga tërmeti në Venezuelë
-
Si tentoi t’i ikte policisë spanjolle, i dyshuari që u kap në Kosovë
-
Rrëfime tronditëse nga Sudani: dhunë seksuale dhe rrëmbime gjatë luftës
-
“I dëgjoj para se t’i shoh”: Si po përhapin frikë dronët në Kolumbi?
-
Gjeti eshtrat e njërit djalë, vazhdon ta kërkojë tjetrin - lufta e meksikaneve për t’i gjetur fëmijët