Trageti filipinas me 120 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit ka marrë flakë në det teksa një anije e rojës bregdetare u vendos për t’i shpëtuar ata që ishin në bord duke u përpjekur t’i shuanin flakët, raporton agjencia AP.
Anija mori flakë në agim, teksa udhëtonte nga provinca Siquijor në provincën Bohol në Filipinet qendrore.
Nuk është bërë e ditur menjëherë se sa njerëz janë shpëtuar nga trageti ose nëse ka pasur viktima. Asnjë nga 65 pasagjerët dhe 55 anëtarët e ekuipazhit nuk mund të shiheshin në tragetin e djegur bazuar në fotografitë dhe videon e publikuar nga roja bregdetare. Aksidentet detare janë të zakonshme në arkipelagun e Filipineve për shkak të stuhive të shpeshta, anijeve në gjendje të keqe, mbipopullimit dhe zbatimit të paqartë të rregulloreve të sigurisë, veçanërisht në provincat e largëta.
-
Ekipet e shpëtimit filipinas kërkojnë tragetin e djegur
-
Trageti në Filipine përfshihet nga zjarri, të paktën 31 të vdekur
-
Një zjarr i madh përfshiu një traget me 165 persona në Filipine
-
Fundoset një traget me 116 pasagjerë pranë brigjeve të Guajanës
-
Shpërthim në një varkë peshkimi në Filipine, 6 anëtarë të bordit të vdekur