Një zjarr përfshiu një traget me 165 persona në Filipinet qendrore dhe ekipet e shpëtimit thonë se të gjithë, përveç dy, janë dërguar në vend të sigurt.
Një person konfirmohet se ka vdekur dhe një është zhdukur, ka thënë Roja Bregdetare e Filipineve.
Mama Mary-Chloe po lundronte midis ishujve Bhohol dhe Leyte, shkruan BBC.
Një video e Rojës Bregdetare në Facebook bëri të ditur se të mbijetuarit janë dërguar në breg të Hiolongos, në Leyte. Varka me 157 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit, kishte lundruar në Ubay, në Bohol.
Disa raporte thonë se fëmijët duhej të hidheshin nga varkën që digjej përpara se të merreshin.
Një video në YouTube tregoi një zjarr të madh në bordin e anijes me tym të zi dhe shumë njerëz në ujë.
Edhe
Zjarr në një traget pasagjerësh në Filipine, pesë viktima dhe dhjetëra të zhdukur
Zyrtarët thonë se nuk e dinë ende shkakun e zjarrit, por vlerësojnë se trageti po transportonte vetëm gjysmën e numrit maksimal të pasagjerëve.
“Shpëtimi i ekuipazhit dhe pasagjerëve ishte i shpejtë për shkak të ndihmës nga [anijet] që lundronin në ujëra kur ndodhi incidenti”, tha roja bregdetare.
Aksidentet me varka janë relativisht të zakonshme në Filipine, pasi shumë anije janë të mbipopulluara dhe arkipelagu i gjerë vuan nga stuhitë e shpeshta.