Personeli dhe vullnetarët e rojës bregdetare të Filipineve kanë shpëtuar më shumë se 80 pasagjerë dhe ekuipazhin e një trageti ndërishullor që mori flakë teksa po i afrohej një porti në jug të Manilës, duke bërë që shumë njerëz të hidheshin në ujë ndërsa flakët përhapeshin me shpejtësi në mot me erë.
Trageti, me 49 pasagjerë dhe 38 anëtarë të ekuipazhit, i cili erdhi nga qyteti Calapan në provincën Oriental Mindoro, ishte më shumë se një kilometër larg nga porti Batangas, kur tym e zjarr doli nga kuverta e dytë.
Afërsia e tragetit me portin mundësoi shpëtimin e shpejtë të viktimave.
Një anije ndihmoi rojet bregdetare për të shuar zjarrin, i cili shkatërroi tragetin që transportonte gjithashtu të paktën 16 makina dhe kamionë, thanë zyrtarët e rojës bregdetare.
-
Trageti filipinas me 120 udhëtarë përfshihet nga zjarri
-
Zjarr në një traget pasagjerësh në Filipine, pesë viktima dhe dhjetëra të zhdukur
-
Trageti në Filipine përfshihet nga zjarri, të paktën 31 të vdekur
-
Një zjarr i madh përfshiu një traget me 165 persona në Filipine
-
Përfshihet nga flakët një traget në Indonezi, pesë të vdekur dhe 41 të zhdukur