Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tradhtia bashkëshortore i kushton indonezianes me 100 kamxhikë, burri merr veç 15 fshikullime

Një grua indoneziane është rrahur 100 herë me kamxhik në provincën Aceh për tradhti bashkëshortore, ndërsa burri i përfshirë, që mohoi akuzat, mori vetëm 15 rëna.

Ivan Najjar Alavi, kreu i Divizionit të Përgjithshëm të Hetimeve në zyrën e prokurorëve të Acehit në Indonezi, tha se gjykata dha një dënim më të ashpër për gruan pasi ajo pranoi se pati marrëdhënie seksuale jashtë martesës së saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjykatësit e gjetën të vështirë për ta dënuar burrin, i cili ishte atëherë kreu i agjencisë së peshkimit dhe gjithashtu i martuar, sepse ai mohoi të gjitha akuzat, tha Alavi.

"Gjatë gjykimit, ai nuk pranoi asgjë, duke mohuar të gjitha akuzat. Kështu, [gjyqtarët] nuk janë në gjendje të provojnë nëse ai është fajtor", u tha Alavi gazetarëve pas fshikullimit publik që u jepet shkelësve të ligjit të sheriatit në Aceh.

Aceh është rajoni i vetëm në Indonezinë me shumicë myslimane që imponon ligjin e Sheriatit, i cili lejon fshikullimin për akuza duke përfshirë lojërat e fatit, tradhtisë bashkëshortore, pirjen e alkoolit dhe marrëdhënieve homoseksuale, raporton Guardian.

Rrahja me kamxhik e gruas u ndalua për pak çaste pasi ajo nuk mundi ta duronte dhimbjen.