Një burrë dhe një grua janë dënuar me goditje me shkop në Indonezi pasi janë shpallur fajtorë për shkeljen e ligjit të Sheriatit me lidhjen jashtëmartesore.
Çifti ishte arrestuar pasi banorët kishin raportuar për lidhjen e tyre jashtëmartesore. Secili prej tyre është goditur 17 herë.
Përveç goditjeve me shkop, ata janë dënuar me tre muaj burgim. Dëshmitarë të dënimeve ishin edhe udhëheqës të shtetit. Ata kanë shpresuar se goditja me shkop do të shërbejë si shembull që të tjerët të mos e përsërisin të njëjtin gabim duke shkelur Ligjin e Sheriatit, raportojnë mediat e huaja.
Aceh është provinca e vetme në Indonezi që aplikon ligjet islame dhe goditja me shkop është dënimi më i shpeshtë që u jepet atyre që shkelin ligjet.
-
140 goditje me kamxhik për çiftin indonezian për marrëdhënie jashtëmartesore e konsum alkooli
-
Indonezia miraton kodin që ndalon marrëdhëniet seksuale jashtë martesës
-
Indonezia e bën marrëdhënien seksuale jashtë martese të dënueshme me burg
-
Tradhtia bashkëshortore i kushton indonezianes me 100 kamxhikë, burri merr veç 15 fshikullime
-
Fëmijë të lidhur dhe të keqtrajtuar në një qendër kujdesi në Indonezi