Një turist australian rrezikon të dënohet me fshikullim në Indonezi pasi vrapoi tërësisht i zhveshur, shkroi Upi.
Bodhi Mani Risby, 23-vjeçar nga Noosa, u arrestua të enjten në brigjet e Sumatrës pasi vrapoi nudo pranë një fshati, e në gjendje të dehur dyshohet se plagosi një person.
“Për të gjithë ata që i kam shpërfillur dhe lënduar, më vjen shumë keq. Ju lutem më falni”, ka deklaruar ai pasi u arrestua.
Ai kërkoi falje edhe për turpërimin që ia bëri kombit australian, gjersa shtoi se në ato momente s'ishte vetvetja.
Indonezia është ndër të pakta shtete që ende e ka në fuqi fshikullimin si dënim. Popullsia Aceh e ruan me fanatizëm këtë ligj.
Artikuj të ngjashëm
-
Një djalë i ri nga Kosova arrestohet në Mykonos nën dyshimin për përdhunim
-
140 goditje me kamxhik për çiftin indonezian për marrëdhënie jashtëmartesore e konsum alkooli
-
Gjendet alpinisti australian që u zhduk për dy javë
-
Burri që në Nepal konsiderohet “Buda i ri” shpallet fajtor për abuzim seksual ndaj fëmijëve
-
Francezi dënohet me burgim, u ngjit në katin e nëntë të ndërtesës pa masa mbrojtëse