Në shkurt, një gjykatë urdhëroi një çift nga Hong-Kongu, i cili tashmë ishte dënuar me burgim, të paguante 110.652 dollarë për ish-shërbëtoren, një grua indoneziane, pasi u shpallën fajtorë për vite të tëra abuzimi. Gjykata dëgjoi se si e kishin djegur me një hekur të nxehtë, e kishin rrahur me një zinxhir biçiklete dhe, në një rast, e kishin lidhur në një karrige pa ushqim, ndërsa ata udhëtuan për pushime në Tajlandë
Pas vitesh shfrytëzimi dhe abuzimi, 340 mijë shërbëtore emigrante të Hong-Kongut po luftojnë përsëri në gjykata.
Në të njëjtën ditë që Sukhi* (emër i ndryshuar) arriti në Hong-Kong në prill të 2018-s, pas një fluturimi të gjatë nga India, ajo u detyrua të fillonte punën.
Kështu filloi një traumë shumëvjeçare në dukje e ngjashme me skllavërinë.
“Mendova se do të kisha një jetë më të mirë”, tha Sukhi për “Al-Jazeeran”, duke kujtuar se si punëdhënësi i saj mashkull ia konfiskoi telefonin dhe pasaportën. Ajo ishte vetëm 21 vjeçe dhe ishte hera e parë që udhëtonte jashtë shtetit.
Më vonë, së bashku me motrën e saj, asaj iu desh të punonte 16 orë në ditë, duke pastruar, gatuar dhe kujdesur për fëmijët e burrit - si dhe duke u shërbyer klientëve në sallonin e tij të bukurisë. "Por nuk ka pasur momente të lumtura".
Edhe
Martesat e dhunshme të vajzave të reja
Beteja gjyqësore
Për dekada, 340 mijë shërbëtoret emigrante të Hong-Kongut janë përballur me abuzim dhe shfrytëzim, pavarësisht përfitimeve ekonomike dhe sociale që ato sjellin në territorin e sunduar nga Kina. Avokatët, aktivistët dhe punëtorët fajësojnë një kombinim të pagave të ulëta, ligjeve të dobëta të punës, ndjekjes së dobët të keqbërjeve nga punëdhënësit dhe politikës ndëshkuese të qeverisë.
Por tani gratë po luftojnë - në gjykata dhe në rrugë.
Në janar, një gjykatë e punës në Hong Kong vendosi në favor të Sukhit dhe motrës së saj më të vogël në një çështje kundër ish-punëdhënësit të tyre, i cili tani përballet me gjoba të konsiderueshme dhe me burgim.
U zbulua se ai i kishte detyruar në mënyrë të paligjshme të punonin një punë të dytë në sallonin e tij të bukurisë dhe, gjatë pandemisë, u kishte dhënë atyre një pagë mujore të paligjshme prej vetëm 191 dollarësh. Motrat gjithashtu ishin subjekt i abuzimit dhe poshtërimit të rregullt. Një herë, pasi punëdhënësi gjeti mbetje ushqimore në një pjatë që kishte larë Sukhi, ai e fërkoi atë në fytyrën e saj si ndëshkim.
"Ndihem sikur jeta ime sapo ka filluar", tha Sukhi, e cila vendosi të përballet me punëdhënësin majin e kaluar pasi u vu në kontakt me HELP for Domestic Workers, një organizatë jofitimprurëse lokale që ofron strehim, furnizime bazë dhe këshilla ligjore për gratë.
"Linjë shpëtimi për familjet"
Përvoja e Sukhit dhe motrës së saj nuk është një rast i izoluar.
Hulumtimi në vitin 2016 nga Qendra e Drejtësisë, një organizatë jofitimprurëse lokale, zbuloi se 18 për qind e shërbëtoreve pësuan abuzim fizik, 66 për qind ishin viktima të shfrytëzimit dhe 1 në 6 syresh ishin në një situatë pune të detyruar. Mesatarisht, më shumë se 1 mijë shërbëtore të anketuara punonin 71.4 orë në javë. Në vitin 2020, ndërsa qyteti ishte nën bllokim të rreptë, rastet e abuzimit seksual dhe ngacmimit raportohet se u trefishuan.
Pasojat e atij abuzimi vazhdojnë të dalin në sipërfaqe.
Edhe
Nga abuzimi te shpresa: lufta e grave kundër martesave të detyruara në Kinë
Në shkurt, një gjykatë urdhëroi një çift nga Hong-Kongu, i cili tashmë ishte dënuar me burgim, të paguante 110.652 dollarë për ish-shërbëtoren, një grua indoneziane, pasi u shpallën fajtorë për vite të tëra abuzimi.
Gjykata dëgjoi se si e kishin djegur me një hekur të nxehtë, e kishin rrahur me një zinxhir biçiklete dhe, në një rast, e kishin lidhur në një karrige pa ushqim, ndërsa ata udhëtuan për pushime në Tajlandë.
Por nuk është vetëm abuzimi apo rreziku i kushteve të ngjashme me skllavërinë; gratë – kryesisht nga Indonezia dhe Filipinet – përballen gjithashtu me pengesa institucionale që e bëjnë të vështirë për to t'u shpëtojnë edhe situatave të rrezikshme, sipas kritikëve.
Rregulli “dyjavor”
Sipas të ashtuquajturit rregull "dyjavor" të Hong-Kongut, shërbëtoret duhet të largohen nga qyteti brenda dy javësh nëse humbasin punën e tyre, duke i zvogëluar gjasat e largimit nga punëdhënësit abuzues nga frika se mos deportohen. Sipas ligjeve, ato duhet të jetojnë në shtëpitë e punëdhënësve të tyre, duke rritur gjasat e punës së tepërt dhe shpesh duke i detyruar të flenë në një hapësirë të vogël në rastin më të mirë, ose në dysheme në rastin më të keq.
Atyre u lejohet vetëm një ditë pushimi në javë dhe, ndryshe nga punëtorët e tjerë emigrantë, nuk do të marrin asnjëherë përfitime sociale apo të drejtën e shtetësisë.
"Shërbëtoret e huaja në Hong-Kong shihen më shumë si mjete sesa si njerëz", tha Germain Haumont, një avokat që ka studiuar këtë sektor. “Statusi i dorës së dytë që u është caktuar është në thelb diskriminues. Ky status përcaktohet ligjërisht në Hong-Kong, si në ligjin e punës ashtu edhe në ligjin e imigracionit”.
Shërbëtoret emigrante, pothuajse tërësisht gra, u inkurajuan për herë të parë të shpërngulen në Hong-Kong në vitet 1970 për të plotësuar nevojat e një qyteti që po rritej me shpejtësi nga një qendër e prodhimit industrial në një qendër financiare globale.
Duke përfaqësuar pothuajse një në 10 nga të gjithë punëtorët e Hong-Kongut, shumë familje varen prej tyre për mbajtjen e shtëpisë dhe për t'u kujdesur për fëmijët dhe prindërit e tyre të moshuar. Sipas një raporti të OJQ-së lokale Enrich, 110 mijë nëna në Hong-Kong ishin në gjendje të ktheheshin në punë për shkak të ndihmës së ofruar nga shërbëtoret.
Edhe
Rrëfime tronditëse nga Sudani: dhunë seksuale dhe rrëmbime gjatë luftës
Shërbëtoret kryesisht vijnë nga Indonezia dhe Filipinet.
Përktheu: Forca Jashari