Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tornadoja dëmton me dhjetëra shtëpi në Louisiana të SHBA-së

Një tornado e fuqishme ka goditur pjesën perëndimore në Louisiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke dëmtuar dhjetëra shtëpi.

Tornado ka goditur shtetin amerikan që në muajt e fundit është përballur me seri të stuhive të fuqishme.

Shërbimi kombëtar i motit ka bërë të ditur se tornadoja ishte e nivelit të dytë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Gjatë stuhisë janë lënduar dy persona; një grua që u lëndua nga thyerja e xhamave të shtëpisë dhe personi tjetër kur u godit nga një pjesë e shkatërruar e shtëpisë.

Tornadoja ishte pjesë e motit të ligë që ka përfshirë Teksasin.

Edhe Stuhitë dhe tornadot godasin disa vende, humb jetën një grua Botë Stuhitë dhe tornadot godasin disa vende, humb jetën një grua

Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë se stuhia ishte e fuqishme por është larguar shpejtë.

Furnizuesit kanë thënë se energjia elektrike është rikthyer nëpër të gjitha shtëpitë. Kanë kërkuar kujdes gjatë heqjes së kabllove të dëmtuara.