Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Thatësira e shekullit shteron burimet e ujit në Tajvan

Rezervuari Shimen në Taoyuan City përfaqëson një burim të rëndësishëm uji për Tajvanin verior. Por muajt e fundit është goditur me thatësinë e pashembullt, që ka shkaktuar rënien drastike të niveleve të ujit.

Thatësia konsiderohet si më e madhja në shekullin e fundit.

Ishulli nuk është goditur nga asnjë tajfun për një vit të tërë.

Si rrjedhojë, rezervuari është tharë pothuajse tërësisht, duke rezultuar me ndaljen e rrjedhës së ujit në rubinetet e disa rajoneve.

Për ta luftuar fenomenin e rrallë meteorologjik, punëtorët kanë hapur puse për ripërpunimin e ujit të përdorur.

Edhe Rizgjohet vullkani që nuk kishte shpërthyer për 700 mijë vjet Botë 9 muaj më parë Rizgjohet vullkani që nuk kishte shpërthyer për 700 mijë vjet

Eksperti Peng Chi-ming e përshkruan thatësirën e fundit si fenomen që nuk është parë në Tajvan për më shumë se 100 vjet.

“Viti 2020 ishte i pari pa tajfune në Tajvan, pas plot një viti. Është ky një fenomen shumë i rrallë. Herën e fundit që ndodhi ishte më 1964. Pra, ka më shumë se 50 vjet prejse asnjë tajfun nuk e ka goditur Tajvanin për një vit të tërë. Tajfunet përfaqësojnë mbi gjysmën e reshjeve të të gjithë vitit në Tajvan. Pra, pa tajfun, presioni i vitit pasues do të jetë shumë i madh”, ka thënë ai.

Mungesa e reshjeve në pranverë ka ndikuar që të thahet edhe Liqeni i Hënës së Diellit.

Chiang Ming-liang, drejtor në Zyrën e Burimeve Ujore të Rajonit Verior, ka treguar se si ka rrjedhur procesi i hapjes së puseve për gjenerimin e ujit.

“Në të dy anët e lumit Touqian kemi hapur gjithsej 33 puse. Vitin e kaluar kemi hapur 17 puse, kurse sivjet edhe 16; do të thotë 33 gjithsej. Po shohim se cilësia e ujit është mjaft e mirë. Sasia është po ashtu e qëndrueshme. Cilësia dhe sasitë e tilla janë shumë të dobishme për rajonin Hsinchu”, ka thënë ai.

Edhe Vietnami evakuon mijëra njerëz në pritje të tajfunit më të fortë këtë vit Botë 11 muaj më parë Vietnami evakuon mijëra njerëz në pritje të tajfunit më të fortë këtë vit

Në puset e hapura mund të nxirret ujë nga thellësitë prej 30 deri në 80 metra.

Përveç ujit të puseve, stacionet e pastrimit të ujit po sigurojnë ujë të filtruar falas për këdo që ka nevojë.