Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Thatësia po thellon krizën e bukës në Somali

Uria dhe thatësia në Somali po i shtyjnë zyrtarët që të zhvendosin kampet për të pasur më shumë mundësi për ndihmë. Somalia po përballet me thatësi të madhe që konsiderohet më e gjata në 40 vjetët e fundit.

Katër sezone të dështuara të reshjeve kanë përkeqësuar gjendjen edhe ashtu të rëndë. Banorët e qytetit Baidoa po zhvendosen shkaku i thatësisë në rajonin ku ndodhen kampet. Spitali në afërsi është stërmbushur me njerëz që po vuajnë nga mungesa e ushqimit.

Edhe aktivistët thonë se kriza humanitare po thellohet përherë e më shumë. Në spital, fëmijët dhe nënat e tyre të kequshqyera po presin për ndihmë mjekësore. Pos thatësisë, qasja në ndihma është vështirësuar edhe më shumë për shkak të luftimeve të grupeve militante me forcat qeveritare.

Artikuj të ngjashëm