Të paktën tetë persona raportohet se kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një përplasje jashtë një ndeshjeje të Kupës së Kombeve të Afrikës në Kamerun.
Pamjet tregojnë tifozët e futbollit duke luftuar për të hyrë në stadiumin Paul Biya, në një lagje të kryeqytetit Yaounde.
Një fëmijë është në mesin e të vdekurve, sipas një raporti të Ministrisë së Shëndetësisë të këtij vendi
Një raport tjetër tha se një numër fëmijësh kishin humbur vetëdijen.
Stadiumi ka një kapacitet prej 60,000 personash, por për shkak të kufizimeve si pasojë e COVID-19 nuk ishte menduar të ishte më shumë se 80% i mbushur.
Zyrtarët e ndeshjes u cituan të kenë thënë se rreth 50,000 njerëz po përpiqeshin të merrnin pjesë.
"Njerëzit filluan të bërtasin. Një minutë pas kësaj erdhi një ambulancë në stadium, por kur arritëm në vend policia nuk na lejoi të afroheshim aty ku ishte rrëmuja”, ka thënë një gazetare që po ndiqte ndeshjen.
“Është vërtet një situatë mjaft e trishtueshme që njerëzit shkojnë për të parë një lojë dhe përfundojnë duke vdekur atje”, ka shtuar ajo.
Ndeshja e 16-të e fundit ndërmjet Kamerunit dhe Komoros u zhvillua pavarësisht incidentit dhe përfundoi me fitoren 2-1 të mikpritësve.
Six people are reported to have been killed and dozens hurt in a crush outside a stadium hosting an Africa Cup of Nations match in Cameroon.
— Charles Ayitey (@CharlesAyitey_) January 24, 2022
Video footage showed football fans struggling to get access to the Paul Biya stadium in a neighbourhood of the capital Yaounde. pic.twitter.com/a6WLbFZORj