Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përderisa Kupa e Afrikës po luhet, futbolli po vdes në disa pjesë të Kamerunit

Kupa e Afrikës, që po mbahet në Kamerun, ngjall kujtime për Tiku Achalen se si ishte futbolli në qytetin e tij të lindjes para luftimeve dhe vrasjeve. Achale kujton tifozët që mbanin veshur fanella të Përfaqësueses së Kamerunit dhe flamuj në duar, ndërsa ecnin nëpër rrugë në ditën e ndeshjes, edhe nëse Kameruni do të luante në kryeqytetin Yaounde apo diku tjetër në botë. Disa nga më të përkushtuarit do të mbanin të gjithë uniformën e ekipit, përfshirë edhe këpucët e futbollit, kujton ai. Asgjë nga kjo nuk ndodh më në qytetin e lindjes së Achales, Buea, në jugperëndim të Kamerunit, ku trupat antiqeveritare enden në rrugë dhe ku është bërë e rrezikshme të veshësh një fanellë të Kamerunit.

“Ata kanë frikë se luftëtarët do t'i vrasin, do t'i rrahin ose do t'ua djegin shtëpitë”, tha Achale për tifozët, të cilët janë zhdukur.

Ai shpjegoi se një fanellë e Kamerunit mund të interpretohej nga luftëtarët si mbështetje për qeverinë.

Luftëtarët antiqeveritarë janë të pranishëm prejse shpërthyen luftimet në pjesët perëndimore të Kamerunit në vitin 2017, midis separatistëve anglisht-folës dhe ushtarëve nga qeveria e dominuar nga ata që flasin gjuhën frënge, me bazë në Yaounde.

Më shumë se 3,000 njerëz janë vrarë në luftime dhe më shumë se 700,000 janë larguar nga shtëpitë e tyre. Buea ka qenë një nga vatrat e luftimeve, me beteja me armë në rrugë dhe me mjete shpërthyese të improvizuara.

Edhe Tetë të vdekur e shumë të plagosur nga një përplasje jashtë një stadiumi në Kamerun Botë Tetë të vdekur e shumë të plagosur nga një përplasje jashtë një stadiumi në Kamerun

Kupa e Afrikës vizitoi rajonin e Achales, megjithëse për një kohë të shkurtër. Buea ishte një bazë për katër ekipe për pjesën e hershme të turneut, muajin e kaluar, dhe qyteti i afërt Limbe priti ndeshje të fazës grupore dhe dy të 1/8 së finales.

Turneu i shpëtoi çdo incidenti të madh në Buea dhe Limbe, por pati kujtime nga e kaluara. Përfaqësuesja e Malit braktisi një seancë stërvitore në një stadium në Buea dhe u kthye me nxitim në hotelin e saj, nën përcjelljen e rojave të armatosura, pasi të shtëna armësh shpërthyen në lagje. Ajo betejë me armë midis rebelëve separatistë dhe ushtarëve të qeverisë la dy të vdekur dhe pesë të plagosur.

Banori i Bueas, Obasse Romeo, një ish-lojtar i një klubi lokal, pyeti se pse u soll Kupa e Afrikës në Kamerun.

“Skuadrat stërviten me aq shumë frikë”, tha ai. “Imagjinoni që vetëm ushtarakë të shikojnë seancat stërvitore. Atmosfera nuk është aty”.

Të tjerë kanë kritikuar atë që e quajnë një përpjekje të qëllimshme të qeverisë për të përdorur Kupën e Afrikës për të fshehur rebelimin në Kamerun. Kameruni nuk luajti asnjë ndeshje në Limbe, por tifozët vendas, të frikësuar nga dhuna, u morën në lojëra me ndihmën e biletave të ndeshjeve falas dhe, sipas disa pretendimeve, një lehtësimi të kufizimeve të rrepta për COVID-19 për të siguruar që stadiumet të mos ishin të zbrazëta.

“Si mund të festojnë dhe luajnë njerëzit kur të tjerët janë të lënduar dhe në lot?”, pyeti Ludovic Lado, një prift dhe aktivist që ishte kundër organizimit të Kupës së Afrikës.

Ndërsa Përfaqësuesja e Kamerunit do të luajë në gjysmëfinale në Yaounde të enjten dhe ka një shans për të arritur një tjetër finale dhe për të fituar titullin e gjashtë të Afrikës, futbolli në shumë qytete perëndimore po mbytet në një atmosferë frike dhe dhune. Lojtarët e klubit me bazë në Buea, Mount Cameroon FC u sulmuan së fundmi në një seancë stërvitore nga persona të armatosur dhe të panjohur. Luftëtarët separatistë rrëmbyen dhe torturuan anëtarët e ekipit të futbollit të Universitetit Buea. Pronari i një klubi u vra nga persona të armatosur në qytetin Kumba.

Edhe Kameruni gati për festën e futbollit Sport Kameruni gati për festën e futbollit

Trajnerët janë rrëmbyer dhe shumë ekipe vendase dhe gjysmëprofesionale janë tërhequr plotësisht nga garat, një vdekje kjo për futbollin. Liga më e mirë e Kamerunit është prekur gjithashtu. Kur Akademia e Sporteve Yong luan ndeshjet në shtëpi në qytetin e Bamendas, personeli i sigurisë, i armatosur rëndë, rrethon fushën. Në fund të ndeshjeve skuadrat vizitore largohen me nxitim nga forcat e sigurisë, tha gazetari sportiv lokal, Bakah Derick.

Kjo filloi, tha Derick, kur një grup i armatosur sulmoi ekipin Dragon FC të Yaoundes. Luftimet kanë krijuar një pykë midis Kamerunit perëndimor dhe pjesës tjetër të vendit, por edhe midis anglisht-folësve dhe frëngjisht-folësve.

Yong Sports kishte në skuadër shumë lojtarë që flisnin frëngjisht, të qetë për të përfaqësuar të dyja trashëgimitë. Tani ka vetëm një.

“Këta lojtarë kanë frikë nga rrëmbyesit dhe plumbat”, tha zyrtarja e klubit Yong Sports, Wanchia Cynthia.

Mes nostalgjisë së tij, Achale kujtoi me shumë dashuri se si disa nga lojtarët yje të Kamerunit vinin në qytetet perëndimore pasi fituan tituj të mëdhenj. Achale kujtoi vizitat në rajon nga ish-lojtari Pius N'Diefi, i cili fitoi Kupën e Afrikës me Kamerunin në vitin 2000 dhe 2002, kurse është nga Kumba.

Ai do të vinte "për të inkurajuar dhe frymëzuar të rinjtë", tha Achale.

Edhe Futbolli do të përballet me virusin në Kupën e Afrikës, që është gati për të nisur Sport Futbolli do të përballet me virusin në Kupën e Afrikës, që është gati për të nisur

Ai pyet nëse ndonjë nga yjet e sotme do të bëjnë vizita nëse Kameruni shkon në finalen e së dielës në Yaounde dhe triumfon në Kupën e Afrikës.

“Ndoshta vetëm pjesa tjetër e vendit do të festojë”, tha ai.