Botë

Tërmet në Iran

Termet

Një tërmet me magnitudë 5.1 shkallë ka goditur Iranin të premten në mbrëmje.

Sipas të dhënave të monitoruesit shtetëror amerikan të tërmeteve, goditja ka ndodhur në provincën Semnan, ka raportuar The Guardian.

Nuk është raportuar për viktima.

E agjencia iraniane e lajmeve, Tasnim, ka raportuar se ekipet emergjente tashmë janë në zonën e prekur nga tërmeti. Tërmeti ka ndodhur në qytetin Sorkheh, ndërsa është ndier edhe në Teheran, Semnan, Firuzkuh e disa qytete të tjera. 

“Një tërmet ka goditur zonën afër qytetit Semnan. Qyteti më i afërt epiqendrës ka qenë Sorkhehu. Pas tërmetit, ekipet e emergjencës së Kryqit të Kuq kanë dalë në zonat e prekura. Tërmeti është ndier edhe në provincat Teheran dhe Qom”, ka njoftuar Kryqi i Kuq në Semnan.

Irani tash e tetë ditë po përballet edhe me sulme ajrore nga Izraeli, që ka pasur cak zonat bërthamore dhe ushtarake. Zhvillimet më të fundit nga këto luftime: