Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmet në Filipine, 2 të vdekur

Në tërmetin e ndodhur në ishullin Lejte të Filipineve prej 5 ballësh humbën jetën dy persona, transmeton AA.

Qendra e Hulumtimeve Gjeologjike të SHBA-ve (USGS) njofton se 8 kilometra në verilindje të rajonit Talisajan në bazën qendrore në ishullin Lejte ka ndodhur tërmeti në thellësi prej 10 kilometrash.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas lajmeve të mediave lokale, zyrtarja e lartë e policisë së qytetit Ormoc njoftoi se dy gra të moshës 51 dhe 70-vjeçare nga fshati San Jose kanë humbur jetën. Bëhet e ditur se 56 shtëpi janë dëmtuar si pasojë e tërmetit.

Ndërkaq Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë Kombëtare bëri të ditur se tërmeti është regjistruar në thellësi prej 5 kilometrash.

Ndryshe, 144 persona kishin humbur jetën në tërmetin prej 7,2 ballësh të ndodhur më 15 tetor të vitit 2013 në Filipine, që ndodhet në rripin vullkanik dhe të tërmeteve të Rrethit të Zjarrit të Paqësorit.