Një valë e të nxehtit që po përhapet në të gjithë Evropën, po nxit zjarre në Portugali, Francë dhe Spanjë.
Rreth 3500 zjarrfikës në Portugali po luftojnë me dhjetëra zjarre, pasi temperaturat po thyejnë rekorde në pjesë të ndryshme të vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë e keqja është raportuar në Leiria, ku 6000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe më të gjata për shkak të ndryshimeve klimatike, shkruan BBC-ja.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale.
Adelino Rodrigues, një fermer 77-vjeçar në Leiria tha se “gjithçka u dogj”.
“Dukej se erdhi fundi i botës”, ka thënë ai.
Trupi i një personi u gjet në një zonë të djegur në rajonin verior të Aveiro, thanë zyrtarët.
Kryeministri portugez Antonio Costa tha se temperaturat më të nxehta priten të enjten.
Në Francë, rreth 1000 zjarrfikës po përpiqen të kontrollojnë dy zjarre të mëdha.
Zjarret në jugperëndim të vendit kanë djegur tashmë pothuajse 4000 hektarë.