Botë

Të rinjtë kinezë u drejtohen tempujve për ndihmë shpirtërore pasi s’gjejnë punë

Në kërkim të një pune në një ekonomi të rënduar, shumë të rinj në Kinë po shpresojnë në intervenim hyjnor.

Sipas të dhënave nga platforma Qunar, numri i vizitorëve në tempuj u rrit nga 367% në katërmujorin e parë të vitit, krahasuar me vitin e kaluar.

Një pjesë e madhe e kësaj rritjeje ka ardhur për shkak të hapjes së turizmit pas masave anti-COVID.

Afër 2.5 milionë turistë vizituar malin Emei në Sichuan, një nga katër malet e shenjta të budistëve, nga janari në maj. Kjo është mbi 50% më shumë se në periudhën e njëjtë më 2019, raportoi Guardian.

Edhe pse Kina është zyrtarisht ateiste, shumë njerëz kthehen në praktikat e lashta në kohë të vështira.

“Vizitat në tempuj nuk shihet si indikator i domosdoshëm i besimit fetar por si hap praktik se çdokush mund të marrë ndihmë për problemet me të cilat përballen”, ka thënë James Miller, ekspert i praktikave tradicionale kineze.

“Edhe pse Partia Komuniste promovon ateizmin, promovon edhe vlerat tradicionale kineze, që janë të ndërthurura në historinë komplekse dhe të gjatë fetare të Kinës”.