Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 12 të vdekur nga një stampedo në një festival në Indi

Indi stampedo

Foto: Associated Press

Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur dhe rreth 10 të tjerë janë lënduar si pasojë e një stampedo në Maha Kumbh Mela në Indinë veriore të mërkurën, ka bërë të ditur një zyrtar, teksa dhjetëra miliona ishin mbledhur gjatë një zhytjeje të shenjtë në një festival gjashtë-javor hindu. 

Kryeministri indian, Narendra Modi, në një postim në X, shprehu ngushëllime për "adhuruesit që kanë humbur të dashurit e tyre", por nuk specifikoi numrin e të vdekurve, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Administrata lokale është e angazhuar për të ndihmuar viktimat në çdo mënyrë”, ka thënë ai. 

Videot dhe fotografitë pas rrëmujës treguan trupat dhe njerëz të ulur në tokë duke qarë, ndërsa të tjerët kalonin mbi rroba, këpucë, çanta shpine dhe batanije të lëna nga ata që përpiqeshin t'i shpëtonin shtypjes.

Zyrtarët kishin parashikuar që deri në 100 milionë njerëz pritej të merrnin pjesë në ditën e larjes në Kumbh Mela, që konsiderohet një nga festivalet më të mëdha fetare në botë.