Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën nëntë të vrarë nga sulmet izraelite të premten në Gazë

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, pas një sulmi izraelit në qytetin Deir al-Balah të Rripit të Gazës të premten, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore.

Sipas dëshmitarëve, disa persona kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja, raportoi AP.

“Ata ishin civilë të pafajshëm të cilët s’kishin të bënin asgjë me rezistencën apo diçka tjetër”, ka thënë Abdul-Aziz Abu Amra, që po qëndronte përballë ndërtesave të shkatërruara.

Izraeli ka nisur ofensivën e tij ajrore, detare dhe tokësore në Gazë, në përgjigje të sulmit të 7 tetorit nga Hamasi në Izrael, gjatë të cilit militantët kanë vrarë 1,200 njerëz, shumica civilë, dhe kanë rrëmbyer 250 të tjerë.

Që atëherë, Izraeli ka vrarë mijëra palestinezë, derisa qindra e mijëra të tjerë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Edhe Të paktën 20 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë Botë Të paktën 20 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se 78 njerëz janë vrarë dhe 104 të tjerë janë plagosur vetëm në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve në total, në 30,878, dhe të plagosurve në 72,402.

Sipas ministrisë, 72% e të vrarëve janë fëmijë dhe gra.