Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Të paktën 17 civilë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Gaza, si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite të shtunën, ka bërë të ditur agjencia palestineze e lajmeve WAFA.

Sulmet ajrore kishin shënjestruar tri hapësira banimi në Deir al-Balah dhe Jabalia në Gaza.

Pesëmbëdhjetë nga të vrarët ishin në dy shtëpi në lindje të Deir al-Balah, të Gazës qendrore. Këto shtëpi ishin bërë cak i dy avionëve luftarakë të Izraelit.

Dy të tjerë raportohet se janë vrarë në kampin e Jabalias, në Gazën veriore.

“Shtëpitë e shënjestruara po strehonin 70 njerëz të zhvendosur, si pasojë e agresionit të vazhdueshëm të Izraelit”, ka raportuar WAFA-s.

Edhe Shtatë të vdekur në Gaza nga sulmi i Izraelit, katër prej tyre fëmijë Botë Shtatë të vdekur në Gaza nga sulmi i Izraelit, katër prej tyre fëmijë

Disa të vrarë, mes tyre gra e fëmijë nga sulmet në Gaza të premten

Disa persona janë vrarë, përfshirë gra dhe fëmijë nga sulmet në Gazën qendrore të premten.

Trupat e viktimave dhe të plagosurve janë dërguar në spitalin Al Asqa në Deir al Balah, pas sulmeve të premten mbrëma, raportoi AP.

Sulmet e së premtes vijnë një ditë pas sulmit rreth kamionëve me ndihma në qytetin e Gazës të enjten, ku mbetën të vrarë të paktën 115 palestinezë dhe të plagosur më shumë se 750, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Hamasi i cili e qeverisë Gazën, ka akuzuar Izraelin për gjuajtje me armë ndaj civilëve, mirëpo Izraeli ka thënë se shumica e njerëzve kanë vdekur në stampedo, pasi trupat e saj kishin gjuajtur në ajër.

Edhe Të paktën 18 të vrarë në sulmet izraelite në Gazë Botë Të paktën 18 të vrarë në sulmet izraelite në Gazë

Numri i të vdekurve në Gaza ka arritur në mbi 30,000 që kur kanë nisur luftimet mes Hamasit e Izraelit, më 7 tetor.