Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi të ri të Izraelit, në kryeqytetin libanez, Bejrut të martën.
Ministria libaneze e Shëndetësisë ka thënë se sulmi është kryer në një bastion të Hezbollahut, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë paktën 15 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar në sulm, sipas ministrisë.
Reuters raporton me burime se cak i forcave izraelite ishte komandanti i Hezbollahut, Ibrahim Qubaisi, i cili është vrarë.
Javën e kaluar, Izraeli ka vrarë edhe komandantë të tjerë të Hezbollahut në një sulm në Bejrut, përfshirë të kërkuarin nga SHBA-ja, Ibraim Aqil.