Të paktën 30 njerëz janë vrarë në Plateau të Nigerisë, në përleshjen mes barinjve myslimanë dhe komuniteteve të krishtera bujqësore, ka njoftuar të enjten një organizatë komunitare, raportoi “Al Jazeera”.
Pavarësisht një shtetrrethimi 24-orësh të vendosur të martën në distriktin lokal Mangu të Plateau, shkollat, vendet e adhurimit dhe shtëpitë janë djegur dhe plaçkitur gjatë këtyre sulmeve.
Shoqata e Zhvillimit Mwaghavul, një organizatë për njerëzit etnikë Mwaghavul që janë kryesisht të krishterë, fajësoi barinjtë myslimanë Fulani për sulmin ndaj fshatit Kwahaslalek, ku mbetën të vrarë dhjetëra njerëz.
"Për momentin, njerëzit tanë janë lënë në mëshirën e Zotit dhe shumë pak mund të vetëmbrohen", ka thënë shoqata nëpërmjet një deklarate.
Kjo shifër u konfirmua nga një zyrtar lokal i shpëtimit.
Guvernatori i Plateaut njoftoi shtetrrethimin të martën pas një tjetër përplasjeje që zyrtarët thanë se nisi midis një bariu që lëvizte bagëtinë e tij dhe banorëve të tjerë që po e përdornin rrugën.
Edhe
Mbi 300 nxënës dhe 12 mësimdhënës rrëmbehen në sulmin në një shkollë në Nigeri
Dhuna ndërkomunale ka qenë e zakonshme në rajon, i cili është shtëpia e dhjetëra pakicave etnike si Mwaghavul.
Në kohët e fundit, tensionet janë rritur pasi rreth 200 njerëz u vranë gjatë Krishtlindjeve në bastisjet që u zhvilluan në fshatrat kryesisht të krishterë.